Protesta e “heshtur” e opozitës kundër Tahirit
Këtë të mërkurë po mbahet seanca plenare, e cila do të vendosë për heqjen ose jo të imunitetit të Saimir Tahirit pas kërkesës së Prokurorisë për arrestimin e tij.
Seanca nisi me një fjalë të shkurtër të ish-ministrit të Brendshëm nga foltorja e Kuvendit. Pikërisht gjatë kësaj kohe, ajo që ra në sy ishte "protesta" ndryshe e deputetëve të opozitës, të cilët të ulur në vendet e tyre mbanin pankarta kundër qeverisë. "Qeveri e drogës", "qeveri mafioze," "qeveri e krimit," ishin disa mbishkrimet në pankartat e ngritura nga deputetët e opozitës./tvklan.al
https://www.youtube.com//embed/7vZQJOA-FHU