Protesta e nxënësve të shkollës elektrike – (16 Mars 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Kjo është ndërtesa e shkollës së mesme elektrike, që me një vendim të Këshillit të Ministrave, i ka kaluar në përdorim pas privatizimit, shkollës teknike të “Harry Fultz”. Prej disa ditësh të 21 klasat e elektrikes, janë futur në një grevë të përgjithshme, sepse nuk duan të dalin nga shkolla për të shkuar diku tjetër.
Sot këta nxënës kanë protestuar nëpër rrugë, si edhe para kryeministrisë, ku i kanë nisur edhe një peticion të veçantë kryeministrit Ilir Meta dhe drejtoreshës së drejtorisë arsimore Ana Misha.
Mësuesi:- “Nxënësit protestojnë, që shkolla e tyre të mos mbyllet. Ne kemi përcaktuar disa pika që i kërkojmë drejtorisë arsimore, për ardhmërinë e shkollës tonë. Derisa këto neve të na vijnë me shkrim nga Ministria e Arsimit, ne do të vazhdojmë grevën pa afat, deri në grevë urie”.
Por Ministria e Arsimit dhe Drejtoria Arsimore e Tiranës, kanë vendosur që shkolla elektrike deri në fund të këtij viti shkollor, do të qëndrojë në godinën ku është, më pas ajo do të vendoset në shkollën “Migjeni”./tvklan.al