Protesta e opozitës, OSBE: Në Shqipërinë e vitit 2017 nuk ka vend për dhunë
Prezenca e OSBE në Shqipëri ka reaguar për protestën e opozitës që do të zhvillohet mesditën e së shtunës.
Në një postim në Twitter, OSBE thekson se e drejta për t'u mbledhur në mënyrë paqësore është themel i demokracisë, por në Shqipërinë e vitit 2017-të, sipas saj nuk ka vend për dhunë."E drejta për t’u mbledhur në mënyrë paqësore është një prej themeleve të demokracisë. Në Shqipërinë e vitit 2017 nuk ka vend për dhunë",
shkruhet në deklaratën e OSBE./tvklan.al