Protesta e opozitës, Policia publikon planin e masave: Rrugët që bllokohen


Protesta e opozitës, Policia publikon planin e masave: Rrugët që bllokohen

18:49 17/12/2017

Policia ka njoftuar se duke filluar nga ora 22:00 e mbrëmjes së sotme dhe deri në përfundimin e protestës ditën e hënë nuk do të lejohet lëvizja e mjeteve në Rrugën “Xhorxh Bush”, para parlamentit.

Po ashtu, nesër nga ora 07:00 deri në përfundim të protestës, në hyrje të qytetit dhe në unazat e mesme, nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë, të cilat do të devijojnë në Unazën e Madhe dhe rrugë të tjera alternative.

Policia thotë se mjetet e transportit të ardhura nga rrethet nuk do të lejohen në brendësi të qytetit.

Njoftimi i Policisë:

Në kuadër të zhvillimit të protestës të Partisë Demokratike, më datë 18 Dhjetor 2017, ora 09.00 -13.00, para Parlamentit, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, ju bënë me dije se:

Duke filluar që më datë 17.12.2017, në orën 22:00 dhe deri në përfundimin e protestës ditën e nesërme nuk do lejohet lëvizja e mjeteve në rrugët e mëposhtme:

  • Rruga “Xhorxh Bush” ( nga Ura e Elbasanit – kryqezimi tek sheshi “Sulejman Pasha”

Spostimi te rruga “Xhorxh Bush” dhe rrugicat që kufizohen me të do filloj nga ora 22:00 e datës 17.12.2017.

Nesër nga ora 07:00 deri në përfundim të protestës në hyrjet e qytetit dhe brenda unazës se mesme nuk do lejohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë të cilat do devijojnë në Unazën e madhe dhe rrugë të tjera alternative.

Do ketë devijim të trafikut në shumë akse rrugore.

Mjetet e transportit të ardhur nga rrethet  nuk do lejohen në brendësi të qytetit dhe do te parkohen :

  • Tek Terminali në rrugën e “Elbasanit”
  • Sheshi “Shqiponja”, rruga “Teodor Keko”.
  • Në hyrje të Kombinatit deri tek varrezat e Kombinatit.
  • Gjithashtu do te ndalohet futja e mjeteve tek Ura e “Paskuqanit” dhe ura e “Babrroi”.

I sugjerojmë qytetarëve të largojnë mjetet e tyre në rrugët e sipërcituara duke  lehtësuar së tepërmi punën e policisë.

Në të kundërt mjetet do spostohen me mjete ngritëse.

Gjithashtu luten qytetarët që të shmangin përdorimin e panevojshëm të automjetit ditën e neserme si dhe segmentet që të lidhin me qendren e qytetit dhe rrugen e Elbasanit për shkak te devijimeve dhe kufizimeve që do fillojnë nga ora 08:00 e mengjesit deri në përfundim të protestes.

/tvklan.al






Të ngjashme