Protesta e pensionistëve – (27 Korrik 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Manifestim paqësor ku për herë të parë kërkohet punë. Me leje nga policia në sheshin ku çdo ditë rrinë të papunët që presin gjetjen e saj, Sindikata e Pensionistëve dhe të papunëve të Shqipërisë mblidhen të shprehin publikisht ankesat dhe kërkesat e tyre drejtuar qeverisë për ti mbështetur dhe plotësuar ato.
Sot protestohet me forcë për hapjen e vendeve të reja të punës, fiksimin dhe deklarimin e minimumit jetik, rritjen e pensioneve dhe të ndihmës ekonomike, indeksimin e tyre sa herë që të ketë rritje pagash dhe çmimesh.
Njëkohësisht kërkojnë dhe shpërblim të ligjshëm nga privatizimet e objekteve të ekonomisë. Krijimin e gjyqtarëve të punës, janë kundër korrupsionit dhe padrejtësive sociale. Thirrjet duam bukë dhe duam punë ushtojnë sot në sheshin e Ushtarit të Panjohur./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti