Protesta e shoferëve (30 Mars 1999)


Protesta e shoferëve (30 Mars 1999)

12:22 30/03/1999

Fluksi i të ardhurve nga Kosova ka bllokuar transportin e udhëtarëve ndërmjet qyteteve. Me një urdhër të dalë nga Qeveria Shqiptare thuhet që të gjithë automjetet do të shkojnë drejt Kukësit. Ata që kanë reaguar sot kanë qënë shoferët e linjës së Korçës, të cilët pasi janë interesuar sesi do të udhëtojnë drejt Kukësit në Bashki dhe në Ministrinë e Transporteve nuk kanë gjetur asnjë rrugëzgjidhje.

Shoferi: Të bëjmë nga një rrugë pa asnjë lloj shpenzimi, me shpenzimet tona, ta bëjmë falas dhe ditën e dytë të kthehemi të punojmë edhe ne se kemi familje. Jo të punojmë një muaj rresht. Jam gati nuk dua asnjë lloj do ta bëj nga vetja. Do organizohemi të bëjmë dhe pastaj të ikim ne punën tonë. Jemi gati për popullin tonë kosovar. Ju e shikoni vetë që
këtu ka popull që presin për në Korçë. Edhe këta kanë hallin e tyre duan të ikin. Ne ja u zgjidhim këtë problem se ne kemi vite që punojmë, kemi gjashtë shtatë vjet që merremi me linjën e Korçës./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego






Të ngjashme