Protesta e të përndjekurve politik para Ministrisë së Jashtme – (17 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Shoqatat e të përndjekurve politik, kanë protestuar sot përpara Ministrisë së Jashtme, për vendosjen e fotografisë së Enver Hoxhës, në hollin e kësaj ministrie. Të përndjekurit kanë hartuar një protestë, drejtuar ministrit të Jashtëm Paskal Milo. Protestuesit i kanë drejtuar letrën ministrit të Jashtëm Milo, një prej punonjësve të ministrisë dhe më pas janë larguar pa krijuar incidente./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego