Protesta gjatë vizitës së Ramës në Peshkopi, procedohen 26 persona
26 persona të cilët u përfshinë në protestën e organizuar nga Partia Demokratike në qytetin e Peshkopisë, gjatë vizitës së kryeministrit Rama, u proceduan penalisht nga policia lokale.
Mes të proceduarve është edhe deputeti i Partisë Demokratike Xhemal Gjunkshi dhe djali i tij. Sipas policisë, të proceduarit akuzohen se në rrugën “Elez Isufi” të qytetit kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë, si dhe organizim e pjesëmarrje në tubime të paligjshme.
Tv Klan