Protesta kundër impiantit të mbetjeve në Fier


Protesta kundër impiantit të mbetjeve në Fier

11:03 28/09/2016

Banorët e fshatit Plykë në Fier protestuan sot kundër ndërtimit të impiantit të mbetjeve. Ata thanë se ky investim është afër banesave dhe nuk do të lejojnë këtë gjë.

Për këtë arsye banorët bllokuan rrugën Fier – Ballsh për afro një orë. Një ditë me parë për ABC News ata pretenduan se impiante të tilla do të helmojnë tokën e tyre.

Por Ministria e Mjedisit njoftoi se impianti do të ndërtohet në Portez dhe jo në Plykë të Fierit. Ai do përpunojë maksimalisht 180¬ 200 tonë mbetje/ditë, djegia e të cilave do të sigurojë prodhim energjie elektrike prej 3.8 mW.

Kohëzgjatja e këtij konçesioni do të jetë 6 vjet dhe që sipas Ministrisë së Mjedisit do të hapë shumë vende pune.






Të ngjashme