Protesta kundër Netanyahu-t
Policia izraelite përdori ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë demonstruesit rreth rezidencës së kryeministrit Benjamin Netanyahu.
Ata akuzojnë kryeministrin për korrupsion në trajtimin e krizës së koronavirusit. Të goditur nga papunësia e lartë, një rritje e mprehtë e rasteve të COVID-19 dhe frenimit të kufizimeve të koronavirusit, izraelitët janë në rrugë dhe në demonstrata pothuajse të përditshme kundër qeverisë.
Papunësia aktualisht është 21%. Të paktën dy persona u arrestuan, tha policia. Izraeli rihapi shkollat dhe shumë biznese në Maj, duke hequr kufizimet pas bllokimit të pjesshëm të vendosur në Mars. Me rritjen e shkallës së infeksionit këtë javë, shumë ekspertë të shëndetit publik thanë se qeveria kishte lënë pas dore masat e nevojshme epidemiologjike për të kontrolluar pandeminë, pasi rihapi ekonominë.
Një sondazh nga Instituti i Demokracisë së Izraelit konstatoi vetëm 29.5% të besimit të publikut në trajtimin e krizës nga ana e qeverisë së Netanyahut. Izraeli, me një popullsi prej 9 milionë, ka raportuar pothuajse 50,000 raste koronavirusi dhe 400 vdekje.
Klan Plus