Protesta masive kundër Viktor Orban


Protesta masive kundër Viktor Orban

14:43 15/04/2018

Këto imazhe tregojnë pjesëmarrjen masive në manifestimin popullor kundër Viktor Orbanit në Budapest, vetëm një javë, pasi ai u rikonfirmua për të tretin mandat rradhazi në krye të qeverisë hungareze.

Dhjetëra mijëra njerëz kërkuan dorëheqjen e kryeministrit. Ata akuzuan Orbanin se po cënon demokracinë me reformat që i kanë vënë mediat nën kontrollin e shtetit. Reformat janë kritikuar ashpër edhe nga Bashkimi Europian, që i konsideron ato, shkelje të lirisë së shprehjes.

Edhe për opozitën, reformat e Orbanit godasin shoqërinë civile që është kundër projektit që e largon Hungarinë nga vlerat liberale europiane drejt konservatorizmit të modelit të Putinit.

Por protesta e madhe e Budapestit pritet të mos ketë ndikim në kursin politik të Viktor Orbanit, i cili në zgjedhjet e javës së kaluar siguroi 2/3 e votës parlamentare. Kjo shumicë i mjafton për të vijuar me reformat e tij, ndër të cilat më i rëndësishmi, pr/ligji që krijon lehtësira në mbylljen e organizatave të lidhura me miliarderin Xhorxh Soros. Viktor Orban e ka akuzuar Sorosin ndër të tjera si nxitës së fluksit masiv të viteve të fundit të refugjatëve drejt Europës. Sipas Orban, Soros kërkon të islamizojë Europën, për ta shfrytëzuar situatën për përfitime politike.

Tv Klan





Të ngjashme