Protesta në disa qytete për Klodian Rashën
Në Korçë qëllohet me gurë drejt policisë
Protesta pas vrasjes se 25-vjecarit Klodian Rasha janë zhvilluar edhe në disa qytete të tjera. Gjatë mesditës në Korçë të rinjtë kanë dalë në rrugë dhe kanë gjuajtur me gurë drejt policisë dhe drejt godinës së Bashkisë. Raportohet për një polic të dëmtuar gjatë protestës.
Edhe në Vlorë disa dhjetëra të rinj kanë dalë në protestë. Ata janë grumbulluar në Sheshin e Flamurit duke kërkuar drejtësi për Klodian Rashën.
Po ashtu në Lushnje një grup qytetarësh kanë dalë në protestë në orët e mbrëmjes duke kërkuar drejtësi për 25-vjeçarin e vrarë nga policia. Në Vlorë dhe në Lushnje protestat kanë qenë paqësore dhe nuk ka pasur përplasje me policinë.
Tv Klan