Protesta në Serbi kundër Millosheviç – (8 Korrik 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Vazhdojnë protestat kundër regjimit të Beogradit në mbarë Serbinë. Në shumë qytete kryesore të Serbisë protesta të udhëhequr nga opozita janë shoqëruar mjaft herë dhe me përleshje me policinë.
Sot në Nish opozita serbe ka mbledhur me mijra firma në një peticion që kërkon largimin e menjëhershëm të presidentit Jugosllav Sllobodan Millosheviç. Ndërkohë këto protesta kanë ngjallur mjaft reagime dhe në vende të ndryshme perëndimore.
Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit thaksohet se administrata amerkane simpatizon lëvizjet e opozitës serbe dhe thekson se ditët e pushtetit të Millosheviçit dhe përkrahësve të tij janë të numëruara.
Ndërsa kryeministri britanik Tony Blair ka theksuar nga ana e tij se i gjithë rajoni i Ballkanit do të jetë më i pa stabilizuar për sa kohë Millosheviçi të jetë në pushtet. Sipas Blair një Serbi pa Millosheviç kupton një Serbi demokratike dhe pjesë e atij Ballkani të ri që dëshirojm të ndërtojmë ka theksuar ai.
Ndërsa në Serbi vazhdojnë protestat kundër Millosheviçit në Prishtinë vazhdojnë festimet nëpër rrugët e kryeqytetit Kosovar./tvklan.al