Protesta në shumë vende


Protesta në shumë vende

12:45 18/05/2020

Njerëzit në rrugë kundër vazhdimit të izolimit

Protesta të shoqëruara me arrestime janë mbajtur në disa shtete, për të kundërshtuar masat bllokuese të vendosura kundër koronavirusit dhe rritjes se autoritarizmit të qeverive në pushtet.

Në shtete si Gjermani, Polonia, Britania e Madhe apo Zvicra u përdorën shkopinjtë e gomës dhe pati përplasje fizike mes policisë dhe protestuesve.

Ndërsa një tjetër formë proteste u shfaq në spitalin e Shën Pjetrit në kryeqytetin belg Bruksel. Qindra mjekë dhe infermierë, staf i spitalit, në shenjë proteste e mirëpritën kryeministren 45-vjeçare Sophie Wilmes duke i kthyer shpinën.

Kjo protestë shprehte mospranimin për mënyrën e administrimin të pandemisë Covid-19 nga qeveria belge dhe kundër legjislacionit të miratuar së fundmi në lidhje me punësimin në sektorin e shëndetësisë belge.

Stafi mjekësor në të gjithë Belgjikën është ankuar për lodhje ekstreme dhe pushime nga puna për shkak të ankesave për orarin e gjatë të punës dhe pagat e ulëta, si dhe shkurtimet e buxhetit të shëndetësisë.

Qeveria ka miratuar një legjislacion “të diskutueshëm” që rrit ngarkesën e punës për punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe lejon rekrutimin e punëtorëve mjekësor jo të aftë për pozicionet e infermierëve.

Para se të merrte detyrën si kryeministrja e parë femër e Belgjikës, një vit më parë, Wilmes në detyrën 4-vjeçare si ministre për Buxhetin, firmosi ulje masive të shpenzimeve të kujdesit shëndetësor.

Belgjika, një vend me mbi 11 milionë banorë, ka më shumë se 55,000 njerëz të infektuar dhe me mbi 9,000 vdekje të lidhura me virusin, numri më i madh i të vdekurve në raport me popullsinë.

Ndërkaq, në protestat e dhunshme nëpër Evropë, qytetarët kërkuan që t’u lejohet të thonë fjalën e tyre në lidhje me masat anti-Covid, si pjesë e vendimmarrjes politike. Manifestuesit u shprehën se duan të jetojnë të lirë dhe të ecin pa kufizime dhe pa maska.

Klan Plus






Të ngjashme