Protesta për çmimet para Kryeministrisë, policia procedon 4 persona: Bllokuan rrugën


Protesta për çmimet para Kryeministrisë, policia procedon 4 persona: Bllokuan rrugën

13:44 07/10/2021

Katër persona janë proceduar penalisht në gjendje të lirë dhe janë shpallur në kërkim për t’u shoqëruar pas protestës së djeshme përpara Kryeministrisë për rritjen e çmimeve.

Policia e Tiranës njofton se të proceduarit janë N. L, V. K, A. G dhe E. K. Materialet ndaj tyre janë referuar në Prokurorinë e Tiranës dhe po punohet për shoqërimin e tyre nga ana e policisë.

Këta protestues akuzohen se në bulevardin “Dëshmoret e Kombit”, kanë bërë bllokimin në mënyrë të paligjshme të rrugës, duke penguar qarkullimin e mjeteve, të identifikuar si pjesmarrës dhe organizatorë. /tvklan.al






Të ngjashme