Protesta të dhunshme anti-vaksinë në Romë
Kryeministri italian Mario Draghi ka dënuar ashpër aktet e dhunës
Protesta të dhunshme janë zhvilluar në Itali kundër pasaportës se vaksinimit e nevojshme tanimë edhe për vendin e punës që pritet të hyjë në fuqi më 15 Tetor.
Policia italiane ka përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë qindra protestues të mbledhur në Romë. Një grup protestuesish u përpoqën të thyenin barrierat e policisë për të hyrë në zyrën e kryeministrit Mario Draghi.
Nuk ka munguar as reagimi i kryeministrit italian i cili ka dënuar ashpër dhunën e shfaqur gjatë protestës ku tha se qeveria e tij mbetet e përkushtuar për të përfunduar fushatën e saj të vaksinimit.
“E drejta për të demonstruar nuk mund të degjenerojë kurrë në akte dhune dhe kërcënimi,” u shpreh ai në një deklaratë të lëshuar nga zyra e tij. Mediat vendase raportuan se rreth 10.000 njerëz dolën në rrugët e kryeqytetit italian, duke brohoritur me thirrjet “liri, liri”.
Protestat vijnë disa ditë para se Italia të bëhet vendi i parë në Evropë që i detyron të gjithë punonjësit si në sektorin privat ashtu edhe në atë shtetëror të kenë pasaportën digjitale në ambientet e punës. Administrata publike ishte e fundit në zinxhirin e vendeve të punës kur kërkohet pasaporta e gjelbër pas bareve, restoranteve, kinemave etj.
Nisur që nga 15 Tetori çdo punonjës do t’u mbahet paga por ata nuk mund të pushohen nga puna. Rreth 80% e të gjithë italianëve mbi moshën 12 vjeç tani janë plotësisht të vaksinuar dhe shumica dërrmuese e njerëzve duket se e mbështesin vaksinimin e detyrueshëm dhe përdorimin e pasaportës shëndetësore.
Klan News