Protesta të dhunshme në Francë për ligjin e punës
Protesta të dhunshme janë shënuar në disa nga qytetet kryesore te Francës. Më shumë se 150 mijë persona morën pjesë në manifestimet kundër reformave për ligjin e punës, ne Paris, Marseje, Monpelje, Tuluze, Nante e disa qytete të tjera në jug të vendit.
Protestuesit goditën me sende të forta dhe hodhën bomba molotov ndaj forcave të rendit. Ndërsa policia përdori gazin lotsjellës për sprapsjen e turmës ne Paris.
Në total rreth 15 oficerë mbetën të plagosur, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë. Autoritetet njoftojnë se janë vënë në pranga mbi 60 persona.
Ligji i ri i punës hy në fuqi pak kohë më parë. Prej momenteve të para kur u propozua , ai ka shkaktuar përplasje të forta mes policisë dhe sindikatave.
Reforma ka si qëllim lehtësimin e lidhjes apo prishjes së kontratave të punës nga punëdhënësi dhe i jep të drejtë këtij të fundit të negociojë vetë me punëmarrësin për orët e punës./ TV KLAN