Protesta të dhunshme në Mitrovicë mes serbëve dhe shqiptarëve (1 Shkurt 2001)
Paqeruajtësit francezë të KFOR-it u përleshën përsëri sot për të tretën ditë radhazi me protestues shqiptarë në Mitrovicë. Trupat francezë përdorën gaz lotsjellës dhe granata paralizuese për të shpërndarë një turmë prej disa vetësh kryesisht të rinj të mbledhur në pjesën jugore të urës kryesore në lumin Ibër që ndan qytetin e Mitrovicës. Protestuesit qëlluan me gurë kundër trupave të KFOR-it që mbronin urën.
Më pas ata vërshuan drejt një ure tjetër dhe hodhën disa gurë në një pikë kontrolli të ngritur nga trupat franceze KFOR. Ushtarët u përgjigjën duke hedhur kapsolla në formë granatash që shkaktojnë një zhurmë të fortë dhe që kanë për qëllim të shpërndajnë manifestuesit pa panik. Ndërkohë komandanti i forcës ndërkombëtare, Gjenerali Kapicozo u ka bërë thirrje shqiptarëve serbë vendas që të qetësojnë situatën./tvklan.al