Protestat/ Basha: Të vazhdojmë aktin që ndërmorën qytetarët kuksianë
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë aktin që nisën kuksianët, deri në rrëzimin e kësaj qeverie. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Basha u shfaq me qytetarë kuksianë të cilët morën pjesë në protestë.
Kryeministrin Edi Rama e quajti frikacak që mbyllet në bunker, ndërsa bëri me dije se protestat e nisura do të vazhdojnë.
“Shikojini këta njerëz, këta janë njerëzit që mbijetojnë me mund e vështirësi dhe përballen me varfëri ekstreme. Këta janë njerëzit në shtëpitë e të cilëve ka vetëm varfëri. Këta janë njerëzit që Edi Rama i do në burg.
Edi Rama është një frikacak i mbyllur në bunkerin e tij. Futja në bunker është edhe fundi i autokratëve të korruptuar. I bëj thirrje të gjithë shqiptarëve, të vazhdojmë të gjithë së bashku kryengritjen qytetare. Akti që ndërmorrën qytetarët e Kukësit, të vazhdojmë të gjithë deri në fund, deri në fitore, për t’i dhënë fund njëherë e mirë një shteti grabitqar. Kjo që ka nisur në Kukës nuk do të ndalet. Jemi dhe do të jemi deri në fund në krah të këtyre njerëzve”
, u shpreh Lulzim Basha.
/tvklan.al