Protestat e PD për arrestimin e Azgan Haklajt – (22 Janar 2001)


Protestat e PD për arrestimin e Azgan Haklajt – (22 Janar 2001)

15:51 22/01/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Një grup deputetësh drejtues të PD, kanë shkuar sot në burgun 313 të Tiranës, për të parë kryetarin e PD së Tropojës, Azgan Haklaj, arrestuar dy ditë më parë. Pasi kanë biseduar me autoritetet e burgut, ata nuk kanë mundur ta takojnë atë.

Pal Dajçi:- “Kemi të dhëna se Haklaj është keqtrajtuar. Pengesa që nxjerrin drejtuesit e burgut, mbështet disi sipas tyre në ligj. Ne i kërkuam që të takojmë, të kontaktojmë, kërkuam që deputeti i zonës Xhevdet Mehmeti ta takojë, por ata nuk pranuan. Urdhëresa është nga lartë nau tha, që nuk lejohet që takohen dhe të shihni Azgan Haklajn”.

Përfaqësuesit e lartë demokrat erdhën në burgun 313 menjëherë pas protestës për arrestimin e Azgan Haklajt. Demokratët kanë protestuar para Ministrisë së Rendit, duke hedhur parulla të ndryshme. Sipas drejtuesve të PD, këto protesta do të jenë të vazhdueshme./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme