Protestat në Serbi – (9 Korrik 1999)


Protestat në Serbi – (9 Korrik 1999)

17:29 09/07/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Liderët opozitar serb vazhdojnë manifestimet e protestat në të gjitha anët e serbisë në kërkim të dorëheqjes së Presidentit Jugosllav Millosheviç. Më shumë se pesë mijë vetë kanë marrë pjesë në manifestimin e organizuar nga Aleanca për Ndryshim e drejtuar nga Zoran Gjingjiç në Serbinë Jugore.

Në kohë që Gjingjiç mbante fjalim në qendër të qytetit shumë pranë selisë së Partisë Socialiste janë dëgjuar të shtëna me armë që sipas policisë janë shkaktuar nga përkrahës të Millosheviçit. Në manifestim ka pasur përleshje mes përkrahësve dhe kundërshtarëve të regjimit të Millosheviçit.

Ndërkohë vetë Partia Socialiste kishte anulluar një manifestim të saj për shkak se policia nuk i kishte dhënë lejen e duhur për ta mbajtur këtë manifestim./tvklan.al






Të ngjashme