Protestat në Serbi, Drashkoviç – (18 Korrik 1999)


Protestat në Serbi, Drashkoviç – (18 Korrik 1999)

13:43 18/07/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Protesta kundër Millosheviçit kësaj radhe me protagonist ish-kundërshtarin e tij të dikurshëm por zv/kryeministrin aktual Drashkoviç. Pas Gjingjiç i cili në Krajlevo kerkoi rrëzimin e Millosheviç nga pushteti, në skenë është Drashkoviç, për të cilin rrëzimi i Millosheviçit nuk është domosdoshmëri. Për të zgjidhje është krijimi i një qeverie tranzicioni me presidentin aktual.

Reagime anti-Sllobodan vijnë edhe nga Nishi, qyteti në Juglindje të Beogradit, ku 200 rezervist serb kanë protestuar ndaj qeverisë. Por edhe nga shoqëria civile serbe po ndihen reagime. Janë rreth 38 mijë qytetarë të cilët kanë nënshkruar deri tani një peticion, ku kërkohet një ridimensionim I jetës së tyre. Pra tashmë opozita politike, një pjesë e njerëzve po shtrojnë për zgjidhje nëse duhet apo jo Sllobodan Millosheviç në krye të ish-Jugosllavisë./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori






Të ngjashme