Protestave kundër izolimit i bashkohet edhe presidenti


Protestave kundër izolimit i bashkohet edhe presidenti

23:07 20/04/2020

Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro është vënë nën kritika pasi iu bashkua protestuesve që kërkojnë që të hiqen masat e karantinimit të vendosura për parandalimin e koronavirusit.

Bolsonaro është përplasur gjatë javëve të fundit me guvernatorët e shteteve, që kanë imponuar karantinën. Ai i ka cilësuar ato masa si “diktatoriale”.

Deri të dielën, Brazili kishte më shumë se 38 000 raste të konfirmuar. Ky është numri më i lartë i të prekurve në Amerikën Latine.

Ndërkohë më shumë se 2 400 vetë kanë humbur jetën. Bolsonaro, gjatë një fjalimi tha se protestuesit ishin patriotët e vërtetë që mbrojnë lirinë e njerëzve. /tvklan.al






Të ngjashme