Protestë kundër dhunës policore në Durrës


Protestë kundër dhunës policore në Durrës

19:40 15/12/2020

Të rinjtë mbanin në supe një arkivol

Një protestë kundër vrasjes së Klodian Rashës dhe dhunës policore është zhvilluar pasditen e sotme edhe në qytetin e Durrësit.

Disa të rinj janë mbledhur fillimisht në sheshin “Liria” ndërsa në mënyrë simbolike në supe mbanin një arkivol, ku shkruhej “kush është tjetri”.

Më pas ata kanë tentuar që së bashku me arkivolin të zhvendosen përpara Drejtorisë së Policisë së Durrësit, por janë ndaluar nga forcat e rendit.

Efektivët të angazhuar për monitorimin e protestës bënë shoqërimin e pesë personave pjesëmarrës, duke ndaluar zhvillimin e mëtejshëm të saj.

Tv Klan






Të ngjashme