Protestë kundër grabitjes së pronave
Të mbështetur nga kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut Vangjel Dule dhe republikani Fatmir Mediu, banorët e Himarës kanë protestuar kundër projektit që qeveria Rama përmes bashkisë së qytetit, do të zbatojë për rehabilitimin e zonës me një buxhet 3.5 milionë euro.
Vetë banorët nuk kundërshtojnë investimet publike, por ata pretendojnë se përmes këtij projekti synohet të grabiten tokat e tyre.
I dyzuar se cilën gjuhë të zgjidhte për t’iu drejtuar protestueseve,Vangjel Dule ka shprehur shqetësimin e tij se pronat e himariotëve janë në rrezik.
Edhe sipërmarrësi himariot Nikollaq Neranxi i cili është një organizator kryesor i kësaj proteste antiqeveritare, e cilëson si të rrezikuar statusin e pronarëve himariotë nga pushteti mafioz, siç e cilëson ai qeverinë Rama.
Në qëndrimet e tij të mëparshme, kryebashkiaku i Himarës duke hedhur poshtë pretendimet e kundërshtarëve të projektit, thotë se për zbatimin e planit urbanistik të Himarës ku parashikohet një shëtitore, preken vetëm 6 familje.
Tv Klan