Protestë-marshim për vrasjen e Rashës
Qytetarët vendosën lule dhe ndezën qirinj në vendin e vrasjes
Dhjetëra qytetarë u mblodhën sërish mbrëmjen e djeshme për të protestuar ndaj vrasjes së Klodian Rashës.
Protesta ishte organizuar në formën e një marshimi dhe nisi pak pas orës 22:00, në shenjë kundërshtimi edhe të orës policore të vendosur në kuadër të pandemisë.
Qytetarët marshuan drejt vendit ku mbeti i vrarë 25-vjeçari në Laprakë, ku dhe vendosën lule, si dhe ndezën qirinj në shenjë nderimi për Klodian Rashën.
Ndryshe nga protestat e pasdites së djeshme, marshimi i mbrëmjes nuk u shoqërua me incidente.
Tv Klan