Protestë në Manzë për mbetjet e Durrësit
Bashkia nuk gjen vend për grumbullimin e tyre
Pas Sukthit, edhe banorët e Manzës janë ngritur në protestë kundër shkarkimit të mbeturinave urbane të Durrësit në territorin e tyre.
Ndërmarrja komunale e Durrësit ka hequr mbeturinat nga koshat e saj, të cilët nuk pastroheshin prej tre ditësh dhe i ka shkarkuar në Manzë.
Kjo ka nxitur reagimin e banorëve të cilët kundërshtojnë depozitimin e mbetjeve pranë zonës së tyre.
Që prej mbylljes së landfillit të mbetjeve në Porto Romano, ndërmarrja e Komunales është gjetur në vështirësi për shkarkimin e mbetjeve të gjeneruara, që arrijnë në 200 ton në ditë.
Bashkia e Durrësit njoftoi se është në bisedime me qeverinë shqiptare dhe Ministrinë e Financave për një fond të posaçëm që do të bëjë të mundur depozitimin e mbetjeve në vendpozitimin më të afërt me Durrësin.
Por ende nuk një përgjigje për zgjidhjen e situatës.
Tv Klan