Protestë para ambasadës greke, një grup të rinjsh djegin flamurin
Protestë para ambasadës greke, një grup të rinjsh djegin flamurin
Shpërndaje
15:55 02/04/2014Dhjetra të rinj dhe aktivistë të lëvizjes “Reago” u mblodhën para ambasadës greke dhe dogjën flamurin e vendit fqinj në shenjë proteste ndaj vrasjes së Kudret Kumës në burgun e Nigritas, 4 ditë më parë.Protestuesit kërkuan drejtësi nga pala greke dhe që qeveria shqiptare të reagojë.Policia ndërhyri për t’I shpërndarë protestuesit dhe tubimi përfundoi pa ndonjë incident. Për vrasjen e Kudret Kumës ka nisur një hetim edhe nga prokuroria shqiptare.