Protestë para Kryeministrisë kundër importit të mbetjeve


Protestë para Kryeministrisë kundër importit të mbetjeve

15:20 01/10/2016

Ashtu siç kishin paralajmëruar, rreth orës 11:00 të së shtunës, aktivistët e Shoqërisë Civile u mblodhën në protestë kundër importit të mbetjeve.

Përfaqësues të Shoqërisë Civile, të mbështetur nga njerëz të artit, medias dhe qytetarë të shumtë u grumbulluan fillimisht tek Parku Rinia.

Me pankarta në duar, thirrjet e tyre ishin kundër importit të mbetjeve në vend. Më pas, qytetarët e thirrur në protestë nga Aleanca Kundër Importit të Plehrave nisën një marshim drejt Kryeministrisë.

Mbi dy orë, me kartonë të kuq në duar ata janë shprehur kundër importit të mbetjeve dhe anulimin e ligjit nga qeveria.

Protesta u mbyll përpara selisë së Presidentit ku iu bë thirrje që Kreu i Shtetit të mos e dekretojë këtë ligj pasi bien ndesh me interesat e qytetareve. Për mbarëvajtjen e kësaj proteste policia angazhoi rreth 500 efektive. Ajo u zhvillua e qetë dhe pa incidente./ TV KLAN






Të ngjashme