Protestoi në Statujën e Lirisë, arrestohet 44-vjeçarja


Protestoi në Statujën e Lirisë, arrestohet 44-vjeçarja

12:03 05/07/2018

Një grua që u ngjit në Statujën e Lirisë në Nju Jork dhe u ul në bazën e monumentit, u dërgua në paraburgim, tha policia. Autoritetet evakuuan turistët për 3 orë, sa edhe zgjati mosbindja e saj përballë autoriteteve lokale dhe federale.

Gruaja u identifikua si Therese Okoumou 44 vjeç, imigrante nga Kongo. Raportohet se ajo protestoi kundër politikës së presidentit amerikan, Donald Trump, për “zero-tolerancë” ndaj imigracionit.

Me këtë politikë, mijëra familje janë ndarë nga autoritetet amerikane pasi kanë kaluar kufirin e SHBA-së nga Meksika./REL






Të ngjashme