Protestuesit i shkulin veshin politikanit
Degjeneron protesta në Hong Kong
Nuk ka munguar sërish dhuna në rrugët e Hong Kongut. Demostruesit u futën në qendrat tregtare duke u përleshur me policinë.
Disa protestues kanë rrahur barbarisht, kanë zhveshur dhe më pas i kanë kafshuar veshin një këshilltari partiak, i cili iu kaloi pranë. Politikani i lënduar është identifikuar si Andrew Chiu, një këshilltar lokal pro-demokracisë.
Ndërkaq si pasojë e sulmit mbetën të plagosur katër burra dhe dy gra, të cilët ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.
Nga ana e tyre, forcat e rendit përdorën gaz lotësjellës ndaj manifestuesve që gjuanin me mjete të rënda.
Trazirat nisën në Qershor kundër një projektligji që sipas kritikëve do t’i lejonte Kinës të urdhëronte ekstradimin e personave të dënuar nga drejtësia në Pekin dhe që për gati 6 muaj rresht protestuesit kërkojnë më shumë liri, të drejta, autonomi dhe përmirësim të ekonomisë.
Klan Plus