Video/ Protestuesit u vënë flakën sporteleve të pagesës në Rrugën e Kombit


Video/ Protestuesit u vënë flakën sporteleve të pagesës në Rrugën e Kombit

12:10 31/03/2018

Protestues të zemëruar me tarifat e larta të pagesës kanë shkatërruar plotësisht sportelet e ngritura së fundmi nga koncesionarët në Rrugën e Kombit.

 

Pas përplasjeve mes protestuesve dhe forcave të policisë në fillim të protestës, forcat blu u tërhoqën duke u lënë hapësirë të lirë protestuesve.

 

Qytetarë nga Shqipëria dhe Kosova janë mbledhur të shtunën në hyrje të Tunelit të Kalimashit, të vendosur për të dhënë mesazhin e tyre kundër tarifës së pagesës në Rrugën e Kombit.

Ata sulmuan me gurë dhe më pas u vunë flakën sporteleve të pagesës, teksa nuk lejuan as afrimin e zjarrfikëses për shuarjen e flakëve.

Forcat e policisë duket se janë kapur të papërgatitura përballë numrit të madhe të protestuesve.

/tvklan.al






Të ngjashme