Protestuesja kallëzon Drejtorin e Kabinetit të Veliajt: Më dhunoi
Protestuesja kallëzon Drejtorin e Kabinetit të Veliajt: Më dhunoi
Shpërndaje
16:26 02/05/2014Shoqata për mbrojtjen e punonjësve të larguar nga administrata ka dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës një kallzim penal ndaj drejtorit të kabinetit të Ministrisë së Mirëqenjes Sociale, Alfred Nurja, për akuzën e ushtrimit të dhunës ndaj kryetares së kësaj shoqate. Kjo e fundit thotë se ditën e djeshme është dhunuar fizikisht nga Nurja gjatë protestës që po zhvillohej përpara këtij panairi. Shoqata e të larguarve nga puna kërkon nga organi i akuzës fillimin e procedimit penal për Nurën edhe për pengimin në ushtrimin e të drejtës për t’u shprehur, grumbulluar apo manifestuar.Tv Klan