Protokolli i mësimit, fëmijët nuk lejohen të dalin jashtë dhe as të hanë ushqim në klasë


Protokolli i mësimit, fëmijët nuk lejohen të dalin jashtë dhe as të hanë ushqim në klasë

13:21 23/08/2020

Institucionet arsimore më 14 Shtator do të startojnë vitin e ri shkollor. Ministria e Shëndetësisë ka miratuar rregulloren dhe masat anti-covid që duhet të zbatohen për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Sipas këtij udhëzimi, të gjithë nxënësit do të hyjnë në shkollë me radhë me një largësi 2 metra nga njëri-tjetri.

Nxënësve do u matet temperatura dhe nëse kanë simptoma të ngjashme apo temperaturë përpara ardhjes në shkollë, njoftohet mësuesi kujdestar, i cili në bashkëpunim me mjekun e shkollës ose atë të familjes verifikon nëse nxënësi është i sëmurë apo jo.

Justifikimi i mungesave do të bëhet vetëm nga mjeku i familjes. Nxënësit duhet të jenë të gjithë të pajisur me maska me një përdorim ose mbrojtëse të fytyrës prej tekstili. Ata duhet të kenë shami letre për higjienën e hundëve dhe dezinfektant.

Lejohet vetëm një hyrje dhe një dalje në ndërtesën e shkollës gjatë një dite. Në këtë rregullore përcaktohet se  dritaret e klasave do të qëndrojnë gjithmonë të hapura gjtë orës mësimore për të mundësuar ajrosjen e klasës. Nxënësit do të jenë të ulur nga një në bankë. Klasat që e kanë të pamundur zbatimin e këtij rregulli do të ndahen në grupe më të vogla. Nuk do të lejohet marrja e ushqimit në klasë. 

Ashtu si hyrja edhe dalja nga ambientet e shkollës do të bëhet sipas rregullave duke ruajtur distancimin fizik nën mbikëqyrjen e punonjësve të shkollës. Këto masa do të zbatohen për rreth 10 mijë nxënësve të cilët humbën mësimin online gjatë kohës së pandemisë nga muaji Mars në Maj. Këta do ta nisin mësimin më 31 Gusht deri më 11 Shtator.

Klan Plus






Të ngjashme