Prova të reja për vrasjen e Leonard Muratajt, gjykata lë në burg Hakën


Prova të reja për vrasjen e Leonard Muratajt, gjykata lë në burg Hakën

14:53 20/06/2016

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Bedri Hakën, i arrestuar të shtunën nga policia, si një nga autorët e dyshuar të vrasjes së Leonard Murataj.

Pavarësisht pretendimeve se ka një vendim të Gjykatës së Apelit, e cila e ka shpallur të pafajshëm 22-vjeçarin ai do të qëndrojë në qeli. Vendimi i Apelit nuk është administruar nga Gjykata e Shkallës së Parë, gjë që ka bërë të ketë një ngatërresë.

Avokati mbrojtës i Bedri Hakës ka marrë vendimin e Apelit dhe do të kërkojë shuarjen e masës së sigurisë.

Tv Klan






Të ngjashme