Provat e fundit për Festivalin e Fundvitit (14 dhjetor 1998)


Provat e fundit për Festivalin e Fundvitit (14 dhjetor 1998)

15:25 14/12/1998

Megjthëse Festivali i Fundvitit do edhe tre ditë për të hapur siparin e tij, ende vazhdon të ketë paqartësi. 28 këngëtarët me kompozitorët e tyre nga Shqipëria, që priteshin të merrnin pjesë në këtë festival, tashmë mbeten 27. Largohet kompozitori Kujtim Laro në mungesë të këngëtares Manjola Nallbani dhe në mos gjetje të një këngëtareje tjetër, lë kështu konkurimin 4 ditë para festivalit.

Jo vetëm në Parlament kur një deputet largohet në detyrë zëvëndësohet nga një tjetër, por dhe në fest ’98 ndodh. Laro zëvëndësohet me kompozitorin e njohur Ferdinand Deda. I bashkangjitet në konkurim djali i tij Elton Deda. Kompozitori Deda sëbashku me këngëtarët e tjerë të ardhur nga diaspora, do të nisin sot provat e festivalit. Ana teknike dhe fonia janë montuar. Përveç 3 prezantuesve të rinj do tu bashkohet dhe një i katërt./tvklan.al

Gazetare : Holta Zhiti






Të ngjashme