Provimi i parë i Maturës Shtetërore/ 37 mijë nxënës testohen në gjuhët e huaja


Provimi i parë i Maturës Shtetërore/ 37 mijë nxënës testohen në gjuhët e huaja

11:23 04/06/2018

37 mijë maturantë sot testojnë njohuritë në gjuhën e huaj. Provimi i parë i maturës shtetërore ka nisur në orën 10.00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta. Sipas ministrisë së arsimit, testi vlerësohet maksimalisht me 50 pikë dhe ka 25 pyetje, 13 pyetje plotësohen me alternative dhe 12 me zhvillim.

Kjo është Matura e fundit Shtetërore, që pasohet me gjimnazin e maturën e reformuar. Ndërkohë edhe policia e shtetit ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e këtij procesi.,Gjithsej janë 560 punonjës policie që janë angazhuar për këtë proces, të cilët janë vendosur në 206 shkolla të mesme, në të gjithë vendin. /abcnews.al






Të ngjashme