Provokimet e serbëve në Tropojë (3 Mars 1999)


Provokimet e serbëve në Tropojë (3 Mars 1999)

08:41 03/03/1999

Ushtarë serbë hyjnë ënë territorin shqiptar. Provokimi i rëndë dhe i përsëritur kanë ndodhur gjatë mbrëmjes së të Hënës. Sipas komandës ushtarake kufitare në rrethin e Tropojës, 20 ushtarakë serbë janë futur 20 metra brenda territorit tonë. Ushtarakët serbë të armatosur me armët e tyre personale dhe të veshur me rroba të bardha, kanë hyrë në rrethin e piramidës C-10.

Sipas rojeve tona kufitare ushtarakët serbë kanë qëndruar për rreth 5 minuta brenda në territorin shqiptar dhe më pas kanë rihyrë në tokën jugosllave. E çuditshme dhe mister mbetet shkaku i hyrjes së serbëve në Tropojë si dhe fakti që serbët kanë hyrë në tokën tonë pas asnjë lloj pengese apo problemi, në një kohë që Ministisë së Mbrojtjes i është shtuar numri kufitar dhe forcuar masat mbrojtëse.

Asnjë lloj përgjigje nga autoritetet tona. Serbët nuk kanë hequr dorë nga hyrjet dhe provokimet edhe pas reklamimit plot pompozitet të forcave tona ushtarake në kufi. Gjithashtu mësohet se vetëm dy metra larg kufirit, serbët kanë vendosur mina. Ky rajon është shndërruar në zonën më të nxehtë ku nuk mungojnë minimet dhe shkeljet territoriale./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj






Të ngjashme