Provokimi turk në hapësirën ajrore të Greqisë


Provokimi turk në hapësirën ajrore të Greqisë

21:36 29/08/2020

Një tjetër provokim nga pala turke e ka konsideruar Greqia fluturimin e disa avionëve luftarakë të Turqisë mbi hapësirën ajrore të Athinës. Incidenti ka ndodhur gjatë stërvitjes ajrore të NATO-s, “ALLIED SKY”.

Ministria turke e Mbrojtjes thotë se avionët e saj shoqëruan aeroplanin bombardues amerikan B-52 duke e furnizuar në ajër. Por Greqia pretendon se aeroplani amerikan po shoqërohej nga avionët grekë F-16, ndërsa avionët turq fluturuan ilegalisht mbi hapësirën ajrore të Athinës.

Avionët luftarakë të Greqisë reaguan duke dëbuar aeroplanët e Turqisë, njofton Forca Ajrore Greke, duke e konsideruar sjellje provokuese manovrat e avionëve turq. /tvklan.al






Të ngjashme