Koreja e Veriut sfidon SHBA-të
Pavarësisht paralajmërimeve të Shteteve të Bashkuara për kundërpërgjigje, Koreja e Veriut nuk tërhiqet dhe vijon provat e saj të raketave balistike.
Një tjetër rakete është lëshuar nga porti lindor i Sinpo në detin e Japonisë. Testi i radhës vjen vetëm një ditë përpara takimit të Presidentit amerikan, Donald Trump me homologun e tij kinez, Xi Jinping, i cili do të mbahet në SHBA.
Sipas regjimit komunist, testet bërthamore janë miqësore. Perëndimi nga ana tjetër i sheh këto zhvillime si pjesë e zhvillimit të programit bërthamor të Koresë së Veriut.
Me herët, presidenti Trump deklaroi se SHBA-të janë të gatshme ta ndalojnë Korenë e Veriut edhe pa bashkëpunimin e Kinës./Tv Klan