PS, Arta Dade për Konferencën e Tiranës – (17 Qershor 2000)


PS, Arta Dade për Konferencën e Tiranës – (17 Qershor 2000)

15:52 17/06/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Konferenca e Partisë Socialiste e Tiranës e planifikuar për t’u mbajtur në datën 17 do të zhvillohet më datën 21 të këtij muaji. Shkak për këtë është bërë zhvendosja kohore e konferencave në disa rrethe, si dhe disa parregullsi në to. Si traditë konferenca e Tiranës zhvillohet kur janë mbyllur të gjitha konferencat e tjera.

Sekretarja e PS dhe anëtarja e kryesisë Arta Dade, ka sqaruar sot për Tv Klan se në zgjedhjet e kryetarëve dhe anëtarëve të komiteteve drejtuese të rretheve, për herë të parë ka patur konkurrencë të fortë.

Arta Dade:- “Ka pasur disa rrethe problematike, ku mund të ketë pasë ndonjë shkelje të statutit, veçanërisht në përzgjedhjen e delegatëve dhe për këtë shkak janë thirrur kryetarët e rretheve përkatëse dhe e kanë të qartë që pas kongresit, me zgjedhjen e komisionit për garancitë statutore, do të rishikohen një sërë procedurash. Mendoj se për disa rrethe me konstatimin e parregullsive ne jemi ndalur, siç është rasti për Malësinë e Madhe, kemi dërguar një ekip, i cili ka verifikuar ankesat që vinin nga disa struktura të partisë”.

Sipas Dades janë vërejtur edhe elemente të anarkisë.

Arta Dade:- “Por nga njëherë ka edhe element të anarkisë, gjë e cila nuk duhet lejuar”./tvklan.al

Gazetare – Mimoza Picari






Të ngjashme