PS çel fushatën në Kolonjë, Rama: Votoni kandidatin e të majtës
Fjalimin e tij në çelje të fushatës për zgjedhjet e pjesshme lokale në Kolonjë, kryeministri Edi Rama e nisi pasi kërkoi mbajtjen e një minute heshtje në nderim të ish-kryebashkiakut, Arben Malo të ndarë nga jeta një muaj më pare, çka solli dhe këto zgjedhje të parakohshme.
Votën e kolonjarëve për kandidatin e të majtës, Ilia Stefo, Rama tha se e donte për të vijuar me projektet e nisura në këtë bashki.
Përballë Stefos në zgjedhjet e 20 nëntorit për bashkinë e Kolonjës, opozita kandidon Dritan Hajro, që vjen si propozim i Partisë Agrare Ambjentaliste të Agron Dukës, një intelektual që del nga radhët e socialisteve të kësaj zone.
E pikërisht ky fakt u nënvizua nga vetë kryeministri Rama dhe të gjithë deputetët e majtë që mbajtën fjalime, si një mungesë alternative brenda të djathtës./ TV KLAN