PS çfarë po ndodh? – (2 Prill 2000)


PS çfarë po ndodh? – (2 Prill 2000)

09:14 02/04/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Çfarë po ndodh në kryesinë e Partisë Socialiste, ku udhëheqësit mblidhen e debatojnë për orë të tëra dhe në fund arrijnë aty ku ishin nisur. Nuk ka epërsi të njërit krah mbi tjetrin apo kryetari i partisë është i detyruar të bëj kompromise sepse i mungon autoriteti dhe fuqia e duhur për të marrë vendime. “Humbja e radhës e Fatos Nanos” ka qenë ky komentii sotëm i gazetave kryesore shqiptare, për për mbledhjen e djeshme të kryesisë socialiste. Madje një e përditshme propozonte largimin e zotit Nano nga PS dhe zëvendësimin e tij nga zoti Meta. Sipas shtypit ky i fundit po tregon më tepër autoritet dhe ka triumfuar ne disa përplasje radhazi me numrin 1 të partisë.

Tërheqja e parë e kryetarit Nano ndodhi karshi rezistencës të kryeministrit Meta për të bërë disa ndryshime të pjesshme në kabinetin e tij. Emrat e dy tre ministrave të përfolur për abuzime financiare dhe korrupsion, megjithë insistimin e drejtuesit të mazhorancës mbetën në përbërje të qeverisë Meta. Tërheqja e dytë e bujshme e kryetarit Nano ndodhi pikërisht atëher kur nuk pritej pas publikimit të bisedës konfidenciale Meta-Ollbrajt, ku kryeministri akuzonte hapur kreun e partisë dhe pas shkarkimit të zv/ministrit Blushi, pritej reagimi i fort i Nanos, por ky i fundit trokiti në derën e Metës në Durrës për ti kërkuar atij kompromis. Dje mbrëm, kryetari Fatos Nano duhet ta ketë kuptuar se në partinë ku është zgjedhur kryetar nuk është ai që vendos.

Gjithë zhurma për shkarkimin e kryeredaktorit të “Zërit të Popullit” përfundoi në disa udhëzime për raporte e analiza mbi propagandën e partisë. Kjo ishte beteja e tretë rrjesht që Fatos Nano u tërhoq pa përplasur ende armët. Zotit Nano nuk i mbetet shumë për të bërë, të rikuperoj fuqinë dhe autoritetin e humbur dhe të mos shpall asnjë sfidë përsa kohë nuk është i sigurt se do tja dal mbanë./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme