PS e Elbasanit mbledhje – (15 Maj 1999)


PS e Elbasanit mbledhje – (15 Maj 1999)

16:11 15/05/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Socialistët e Elbasanit ndihen të zhgënjuer nga qeverisja. Partia Socialiste e Elbasanit është mbledhur sot për të diskutuar mbi problemet e zhvillimet politike. Në mbledhje e PS së Elbasanit ndodhej dhe një nga figurat kryesore të kësaj partie Gramoz Ruçi. Amullia politike dhe lufta e klaneve ka shpërthyer më shumë se kurrë në bazë tek socialistët elbasanas.

Kryetari i Degës së Partisë Socialiste të Elbasanit, Ilir Zjarri ka kritikuar administratën lokale të Elbasanit për korrupsion. Partia Socialiste po shndërrohet në vegël të PD ka thënë kryesocialisti elbasanas Zjarri. I ashpër është treguar ai dhe me qeveritarët aktualë. Ata i kanë humbur fare kontaktet me bazën ka thënë kryetari i Elbasanit.

I vetmi ministër që ka sajdisur zyrat socialistë në Elbasan, ka thënë Zjarri, ka qenë Petro Koçi, Ministër i Rendit Publik. Administrata lokale nuk po bën reformë, atë e ka përfshirë kontrabanda ka thënë ai. Socialistët elbasanas kanë kërkuar që qendra të mos vazhdojë më me konflikte por të bashkohen pasi kështu ruhet dhe baza e partisë.

Ndërkohë që brenda sallës vazhdonte mbledhja, jashtë mjaft simpatizantë kanë protestuar për gjendjen e vështirë ekonomike në të cilën ndodhen./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj






Të ngjashme