PS e Tiranës nis përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet parlamentare – (9 Mars 2001)


PS e Tiranës nis përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet parlamentare – (9 Mars 2001)

21:56 09/03/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Partia Socialiste e Tiranës, ka çelur sot zyrtarisht procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për zgjedhjet parlamentare. Duke filluar që nga dita e nesërme, për 15 ditë me radhë në të gjitha degët socialiste të kryeqytetit, do të jepen propozime dhe mendime për kandidatët e mundshëm.

Në këtë mënyrë për 11 zona elektorale, do të jenë rreth 680 kandidatë, të propozuara nga të gjitha degët. Pas përzgjedhjeve, Konferenca e Tiranës, do t’i dërgojë Komitetit të Përgjithshëm Drejtues, një listë me 33 emra për të 11 zonat./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme