PS Gjirokastër: Elektorati shqiptar gati për një mandat të dytë të Partisë Socialiste (8 Prill 2001)


PS Gjirokastër: Elektorati shqiptar gati për një mandat të dytë të Partisë Socialiste (8 Prill 2001)

15:06 08/04/2001

Socialistët do t’i kërkojnë elektoratit shqiptar një mandat të dytë qeverisës sepse besimi i elektoratit është justifikuar plotësisht gjatë këtij mandati 4-vjeçar. Kështu është shprehur zëvendëskryeministrja Makbule Çeço si dhe sekretari i PS-së Gramoz Ruçi në konferencën e 9-të të socialistëve të Gjirokastrës. Çeço u shpreh se garancia për jetën , pronën dhe shtetin, shtylla e ekzistencës dhe zhvillimit të rendit demokratik gjatë mandatit 4-vjeçar të koalicionit Aleanca për Shtetinu konsolidua në mënyrë të pakthyeshme drejt shkatërrimit total të vitit 1997.

Delegatët e konferencës së PS Gjirokastër votuan dhe listën e kandidatëve për deputet të propozuar nga baza. Nga lista me 15 kandidatë, konferenca miratoi emrat e kandidatëve Makbule Çeço, Vangjel Tavo, Elvira Shapllo, Zylfo Çobani, Spartak Pumo dhe Skënder Seferi. Këto kandidatë do të vazhdojnë garën në instancat më të larta të PS-së për zonat elektorale 89 dhe 90 të Gjirokastrës./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme