PS, Gramoz Ruçi miting në Urën Vajgurore dhe Divjakë – (28 Shtator 2000)


PS, Gramoz Ruçi miting në Urën Vajgurore dhe Divjakë – (28 Shtator 2000)

14:59 28/09/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Turi i socialistëve ka vazhduar sot në Urën Vajgurore. Sekretari i përgjithshëm i PS Gramoz Ruçi, në takimin me banorët e kësaj zone u ka shprehur atyre sigurinë që garantojnë socialistët në votimet e 1 Tetorit. Ju duhet të votoni për alternativën socialiste u shpreh ai, sepse ne nuk duhet të shohim më nëna me të zeza.

Më pas një takim është zhvilluar edhe në Divjakë, ku ekipi socialistë, përpara banorëve ka bërë një bilanc të dy vjet qeverisjes socialiste, por edhe një rikujtesë të vitit ’97 në Shqipëri. Përfundimi me sukses i fushatës elektorale është për të gjithë shqiptarët një shans, pasi ne i treguam komunitetit ndërkombëtar, se dimë të bëjmë demokraci është shprehur Ruçi para banorëve të kësaj zone./tvklan.al






Të ngjashme