PS Grupi Parlamentar – (27 Janar 2000)


PS Grupi Parlamentar – (27 Janar 2000)

11:36 27/01/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Problemi i grevës së urisë së artistëve ka mbrritur edhe në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar socialistë. Në këtë mbledhje kryeministri Ilir Meta ka shpjeguar situatën e krijuar dhe qëndrimin e qeverisë për të mos rënë pre e presioneve të rrugës dhe ndikimeve politike ndaj grevistëve. Problemet zgjidhen në rrugë institucionale ka thënë Meta. Ai ka shprehur rezultatet e kontrollit të grupit të ekspertëve të kryeministrisë në TOB, ku nuk u konstatuan shkelje. Gjithashtu në mbledhjen e grupit parlamentar socialistë është diskutuar edhe për mbështetjen e iniciativës së kryesocialistit Fatos Nano, për krijimin e komisionit parlamentar të paktit të stabilitetit. Kjo iniciativë u kontestua nga një pjesë e komisionit të jashtëm parlamentar. Ku abstenoi edhe socialisti Pëllumbi. Mbeshtetje i është dhënë edhe dokumentave të mbrojtjes dhe sigurimit kombëtar./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme