PS heziton për marrëveshje paraelektorale me aleatët – (26 Prill 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Socialistët hezitojnë të nënshkruajnë marrëveshjen paraelektorale me aleatët, për zona të lira elektorale. Është ende shpejt, shprehet numri 2 i selisë rozë Ruçi.
Gazetari:- Mund t’i fitoni ju 84 vende, objektivi juaj pa mbështetjen e aleatëve?
Gramoz Ruçi:- “Me ligjet e luftës, kjo pyetja juaj për çdo politikan, ose forcë politike që futet në betejë, kuptohet ka ndëshkim shumë të rëndë. Me aleatët jemi në fazën e bërjes dashuri reciproke”.
Në zyrat e selisë rozë, po gatuhet loja me kandidatë të pavarur për deputet, kryesisht biznesmenë, ekonomist dhe jurist. Këta kandidatë të pavarur, PS do t’i përdor jo vetëm në zona të sigurta, por edhe në zona të tilla si Shkodra, Shijaku apo Kavaja. Nga aleatët më të privilegjuarit me zonat e lira janë aleancistët./tvklan.al
Gazetar – Vladimit Lame