PS i përgjigjet negativisht ftesës se PD për mbledhjen e tryezës – (2 Shkurt 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Nuk kemi ftesë zyrtare nga Partia Demokratike, për të marrë pjesë në ndonjë tryezë. Kështu ka deklaruar sot sekretari për marrëdhëniet me publikun në PS Luan Rama edhe pse Berisha dje ka ftuar publikisht mazhorancën. Kështu PS i përgjigjet negativisht ftesës për mbledhjen e tryezës. Ne kemi dhjetë vjet që e presim, tha Rama, tani le të presë Berisha.
Luan Rama:- “E kemi pritur zotin Berisha të vijë në udhën e mbarë të zotit, në udhën nëpër të cilën po ecën Shqipëria, drejt proceseve të pakthyeshme, që e çon atë përfundimisht në familjen e vendeve europiane dhe meqenëse kemi dhjetë që e presim, do të thotë ne nuk lodhemi duke pritur por ndërkaq jemi me ritmin e duhur, për të realizuar të gjithë infrastrukturën e nevojshme për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe ky test i rëndësishëm të përballohet me dinjitet”./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego